PDK-ja rikthen “qeverinë nën hije”, analistët e vlerësojnë si të qëlluar

by admin
Spread the love

Partia
Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e ka ndërmend të qëndrojë në opozitë dhe
thjesht të artikulojë kritikën për pushtetin nga aty. Kjo parti ka nisur
procedurat që ta themelojë “Qeverinë nën hije”, e cila po vlerësohet shumë nga analistët
politikë, raporton Ekonomia Online

Një
model i tillë që e ka prejardhjen nga Britania e Madhe, nuk është fort e re për
PDK-në, pasi kjo nismë ishte iniciuar në vitin 2007 nga ish-kryetari i
atëhershëm i partisë, Hashim Thaçi.

Njohësit
e çështjeve politike në vend, Përparim Gruda e Shemsi Jashari, thonë për
Ekonomia Online, se kjo nismë është përpjekje për t’i shtyrë akoma më shumë
ofertës opozitare dhe mënyrës së të bërit opozitë.

Profesori
i së drejtës Kushtetuese, Përparim Gruda, thotë se kjo mënyrë e të bërit
opozitë është e qëlluar, pasi sipas tij përpjekja për ta kundërshtuar Qeverinë
nëpërmjet diskursit të zakonshëm politik, nuk është shumë e efektshme.

“Po
mendoj që përpjekja e PDK-së për ta themeluar një “Qeveri nën hije” një model
që është aplikuar edhe më herët e që aplikohet në disa vende e që origjinën e
ka nga Britania e Madhe, është një përpjekje për t’i shtyrë akoma më shumë
ofertës opozitare dhe mënyrës së të bërit opozitë”.

“Unë mendoj që PDK-ja e ka kuptuar qartë që përpjekja për të bërë opozitë me qeverinë aktuale nëpërmjet diskursit të zakonshëm politik, qoftë ai parlamentar e jashtë parlamentar, nuk është shumë e efektshme përballë një Qeverie që ka investuar vazhdimisht në diskurs dhe në forcën e diskursit politik për t’i mbrojtur qëndrimet e veta, kështu që PDK-ja është kthyer tek kritika më e profesionalizuar sepse “Qeveri nën hije” do të nënkuptonte një kritikë që merr për bazë çështjet sektor pas sektorit dhe i adreson me kuadro profesionale dhe kritika bëhet në rrafshin tërësisht profesional duke e zbritur nga diskursi politik sepse në këtë mënyrë ata mendojnë që mund ta godasin një qeveri e cila njihet për një diskurs popullist dhe për qëndrime popullsitë”, tha ai.

“Mendoj
që mund të funksionojë, PDK dhe as partitë opozitare nuk mund ta imitojnë
opozitarizmin e VV-së sepse çdo parti ka një karakteristikë dalluese të saj
edhe për mënyrën si e bënë opozitën. PDK-ja po kthehet tek një formë e saj që i
ka funksionuar në vitin 2007, dhe ta shohim se a do t’i funksionojë kësaj radhe
dhe shoqëria kosovare ka evoluar, dhe gjitha këto janë faktorë në të cilat e
ndërtojnë kontekstin e të bërit opozitë dhe e të operuarit të Qeverisë së
ardhme nën hije”.

E
njohësi i çështjeve politike në vend, Shemsi Jashari, thotë se kjo nismë e
është mënyra më e mirë për të siguruar një organizim më të mirë partiak.

Ai
konsideron se PDK është dëmtuar tejmase për shkak të proceseve që po kalojnë dy
ish-liderët e partisë.

“Kur
flasim për PDK-në, flasim për një subjekt i cili në dy tre vjetët e fundit
është goditur bukur shumë për shkak të proceseve që kanë ndodhur në raport me
drejtësinë ndërkombëtare në këtë rast procesi i Hagës ku ka goditur dy ish-liderët
e PDK-së, dhe kjo sikur e ka shtuar nevojën që PDK ta rishikojë veten qoftë me
lidershipin e ri drejtues të PDK qoftë me rezultatin në zgjedhje nacionale të
udhëhequr nga Memli Krasniqi”.

“Rezultati
i fundit sikur e ka inkurajuar PDK-në me rezultatin diku të mirë dhe kemi parë
tendencën për ta ripërsëritur veten me një kabinet të qeverisjes së mirë ashtu
sikurse që pat bërë në vitin 2007 kur erdhi në pushtet Hashim Thaçi. PDK duhet
ta rishikojë pozicionin e vet. Ndoshta është një mënyrë e mirë për të siguruar
një organizim më të mirë partiak për shkak të defekteve që kemi parë që PDK i
ka në teren”, u shpreh Jashari.

Teksa
ka folur për këtë lloj opozitarizmin e PDK-së, Jashari thekson se kjo parti
rivalizohet edhe me LDK-në, të cilat

“Kabinetin e shoh mundësi për të organizuar veten si subjekt opozitar në mënyrë që kurdo që mbahen zgjedhjet të jenë më të organizuar. Në fakt kemi parë dy parti opozitare të cilat rivalizojnë në opozitarizëm në këtë rast LDK dhe PDK shihen si rival për zgjedhjet e ardhshme se kush do të merr primatin këtu duke përfshirë zhgënjimin në qeverisjen aktuale apo dështimet e mundshme që mund t’i ketë deri në fund të mandatit me një rivalitet ndërmjet dy subjekteve dhe nuk shoh mundësi që ato të bëhen bashkë për ta kundërshtuar qeverinë. Është më shumë një aktivitet partiak për të dominuar brenda opozitës”.

You may also like