PDK-ja kërkon dorëheqjen e Qelajt, e quan avokat të Vjosa Osmanit

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të
PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim
Qelaj, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi Qelaj ka hedhur poshtë
ankesën e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka,
kundër vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e saj.

“Avokati i Popullit është ai që i
mbron të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, dhe në këtë rast, do të
duhej me e dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese. Atij veç Avokat i Popullit
nuk mundemi me i thënë, mundemi me i thënë avokat i Vjosa Osmanit”.

“Unë nuk mendoj që ai e meriton me
qëndruar në atë pozitë, vlerësimet e tija janë të papranueshme. Vlerësimet se
vendimi paska qenë në përputhje me Kushtetutën janë të papranueshme dhe mendoj
se pas këtij akti të turpshëm, ai nuk do të duhej më qëndruar në atë zyrë. Do
t’i bënte nder edhe vetes edhe pozitës që me jep dorëheqje”.

Sipas tij, vendimi i Qelajt përbën
shkelje të Kushtetutës, raporton EO.

“Kam pasur përpjekje të
vazhdueshme dhe nuk kemi arritur dakordim. Unë nuk do të ndalem deri në ditët e
fundit, sepse këtu kemi të bëjmë qartazi me shkelje kushtetuese. Deri në ditët
e fundit do të merrem me këtë çështje”.

Këto komente i bëri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

You may also like