PDK fillon Javën e Mërgatës, Memli Krasniqi: Ju mirëpresim më dyer të hapura

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se PDK nga sot deri më 22 korrik ka hapur dyert për mërgatën.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se në këtë periudhë, prej orës 09:00 deri në ora 17:00, bashkëatdhetarët do t’i presë së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.

“Të dashur bashkatdhetarë, Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qendrore të PDK-së”, shkruan kryetari i PDK-së.

You may also like