PDK e LDK kërkojnë që të përfundojë këtë vit Ligji i Pagave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy partitë
opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës
(LDK), kanë kërkuar nga ekzekutivi që për këtë vit kalendarik, të përfundojë
Ligji i Pagave dhe Paga minimale, raporton Ekonomia Online.

Nga LDK-ja ka pasur
kritika sa i përket vitimit të shumë Projektligjeve, ndërsa nga PDK-ja, kanë
kërkuar që në pagën minimale mos të përjashtohen veteranët e UÇK-së.

Deputeti i PDK-së,
Ferat Shala, ka thënë për Ekonomia Online se Ligji i Pagave ka qenë e nevojshme
që të përfundojë këtë vit, për të cilën thotë se po vonohet pa nevojë.

“Puna e parë do të
ishte jashtëzakonisht e nevojshme që tashmë të përfundojë Ligji i Pagave, i
cili mund të zgjidhte shumë sfida dhe problemet në të cilat janë sot në
sektorin e arsimit dhe në shumë sektorë tjerë, si dhe do të zgjidhte shumë
mundësi në çështjet sociale të qytetarëve tanë”.

“Një Ligj i cili po
vonohet pa ndonjë arsye dhe një ligj i cili do të duhej tashmë të jetë
praktikisht në funksion dhe jo më të shohim zvarritje. Ligji po ashtu do të
zgjidhte dilema që kemi me shoqatat e luftës dhe me shumë kategori tjera
sociale”, u shpreh Shala.

Shala ka thënë se
nuk do të pranohet nëse jashtë pagës minimale mbesin shoqatat e veteranëve të
UÇK-së.

“Definitivisht po,
ne nuk jemi pajtuar dhe nuk mund të pajtohemi me një ligj të tillë i cili pagën
minimale në rend të parë e përcakton me 250 euro, kur tashmë e kemi një
inflacion që tashmë i afrohet një përqindje të lartë, dhe në këtë relacion ky
ligj nuk i plotëson as kriteret minimale për kohën aktuale dhe për këtë që po
realizohet aktualisht”, u shpreh tutje Shala.

Ndërsa deputetja e
LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se për partinë që ajo i
takon, është e rëndësishme që të votohet Ligji i Pagave.

Ajo ka pasur
kritika edhe sa i përket mospunës në Kuvend, i cili u kritikua edhe në Raportin
e Komisionit Evropian, raporton EO.

“Kryesorja ka qenë
Ligji i Pagave që deri më tani ende nuk ka ardhë në seancë, mirëpo është në
dëgjim publik. Ajo ka qenë shqetësuese për arsye se Qeveria edhe pse e ka një
51 për qind, ka qenë ngecje në pjesën e legjislacionit, e kemi parë edhe në
raportin e Progresit ku thuhet se nuk ka pasur progres në Kuvend”.

“Po flas edhe si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, ku ne bazohemi në dy dokumentacionet bazë që kanë të bëjnë me integrimin, ku është Programi Kombëtar për zbatimin e MSA-së dhe Agjenda për Reforma Evropiane, kur siç e kanë paraparë Qeveria dhe Bashkimi Evropian, në këtë legjislacion nuk kanë kaluar 37 ligje që i ka Raporti Kombëtar për zbatimin e MSA-së, por që kanë kaluar vetëm 15 ligje, ndërsa Agjenda për Reforma Evropiane që i ka 41 ligje, e që kanë kaluar vetëm gjashtë”, ka thënë Krasniqi.

You may also like