PD i përgjigjet flakë për flakë Agron Kapllanajt, publikon dokumentet: Ka fituar miliona euro nga pushteti me firmën familjare (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo i është përgjigjur ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, pas akuzave të ndërsjellta ndaj tij dhe Sali Berishës.

Berisha e akuzoi Kapllanajn se ka fituar dhjetëra tendera nga pushteti, por ky i fundit iu përgjigj duke e akuzuar për shpifje.

Garo ka publikuar disa prej tenderave, për të cilat thotë se janë fituar nga firma familjare e Kapllanajt, e cila është ndër 11 kompanitë e klientelës së Edi Ramës.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

“Lidhur me mohimin e tenderave të fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Ramës!

Dje, me një status si të shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklaratës së Kryetarit të PD në emisionin Open, në të cilin ai akuzoi Alibasho-opozitën, në rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozitë tendermenësh të qeverisë Rama.

Ai jo vetëm mohoi dhjetra e dhjetra tendera që kompania e tij familjare ka fituar si shpërblim për opozitarizmin e fortë nga regjimi i Edi Ramës, por kërcënoi edhe me padi në gjykata.

Me këtë rast, i kujtojmë Kapllan Pallatit dhe Alibashës së tij se në fotot e faqeve që po pstojmë më poshtë, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlerë dhjetra miliona euro të fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, më poshtë do të gjeni edhe tabelën e një studimi në të cilën kjo kompani renditet ndër 11 kompanitë e klientelës së Ramës në raport me tenderat e fituar nga pushteti.“-shkruan Garo.

You may also like