“Pazari i radhës me pasaportat”, Vasili: Rama kërkon t’u heqë shqiptarëve të drejtën e lëvizjes pa viza

by admin
Spread the love

Deputeti Petrit Vasili, në një reagim në Facebook është shprehur se vendimi për shitblerjen e pasaportave u heq të drejtën shqiptarëve të lëvizin pa viza.

A thekson se kryeministri Rama po bën pazarin e radhës me pasaportat.

Statusi:

“Shitblerja e pasaportave nga Rama ju heq te drejten shqiptareve te levizin pa viza.

Ky sharlatani Rama me pazarin e pasaportave po ben çdo gje qe tu heqe te drejten e levizjes pa viza shqiptareve.

Mire qe Liberalizimin e levizjes dhe heqjen e vizave per shqiptaret nuk e beri ky Rama se e beri Qeveria Meta Berisha.

Ky Rama ishte kunder liberalizimit dhe paguante edhe eurodeputete, qe te votonin kunder liberalizimit te vizave per shqiptaret.

Ky thoshte qe do ikin 1 milion shqiptare, qe te pengonte liberalizimin e vizave

Ndersa tani po ben ç’mundet qe tua heqe kete te drejte.

BE ka folur qarte se eshte kunder palaçolleqeve te ketij qe do t’ju jape pasaporte me para’ soj e lloj mafiozeve.

BE ka thene qarte se po te ndodhe kjo do te heqe te drejten e levizjes pa viza per shqiptaret.

Shitblerja e pasaportave nga Rama ju heq te drejten shqiptareve te levizin pa viza.”-shkruan Vasili.

You may also like