“Pavarësisht vështirësive të jetës sime, unë përpiqem dhe në fund do të dal më e fortë” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Dua që të dish se pavarësisht gjithë vështirësive të jetës sime, sërish rezistoj dhe se me shumë mundësi, në fund do të dal më e fortë. Dua që të dish se nuk pres asnjë person dhe askush nuk duhet të presë nga unë që të sakrifikoj çaste të jetës sime për ta. Dua që të dish se pavarësisht gjithë zhgënjimeve të jetës sime, ku bën pjesë edhe ti, ende vazhdoj të besoj në vlera të tilla si besimi, respekti dhe sinqeriteti.

Dua të dish se sa krenare jam për veten dhe veprimet që kam bërë, të duhura ose të gabuara, sepse jeta duhet jetuar duke ndjekur zemrën dhe ndërgjegjen. Dua të dish se sytë e mi të mëdhenj e të zinj, të cilët më parë ishin në gjendje të të buzëqeshnin dhe të të shihnin siç nuk e kishte bërë askush, tani të shohin sikur të ishe askushi. Dua të dish se unë do të vazhdoj ta dua rrëmujën e jetës sime, për aq kohë sa nuk kam zhgënjyer asnjë person.

Dua që të dish se duart e mia, të cilat të kanë përkëdhelur dhe të kanë bërë të ndjehesh special, tani dinë tëtë përjashtojnë edhe nga mendimet dhe nga piedestali që nuk e meritoje. Dua që të dish se, pavarësisht gjithçkaje, nuk do të pendohem asnjëherë për orët e kaluara bashkë, për buzëqeshjet që të kam dhuruar, tëcilat thoje se të bënin të ndiheshe më mirë. Ama disa emocione ti nuk arrin t’i kuptosh, sepse nuk mund tëndjehen dot nga të gjithë. Ndaj, dua të dish se ndërkohë që ti qëndron pas maskës tënde, unë rilind, jetoj, kërcej, dashuroj dhe ëndërroj. Ti çfarë mund të ëndërrosh?

Bëj kujdes për veten, për atë që të mbetet, për atë që ke, sepse ditën që do ta ndjesh mungesën time, ke për të kuptuar se çfarë është realisht dashuria e vërtetë”. –Paola H.

You may also like