Paundi, në nivelin më të ulët nga 1985: Britania e Madhe, drejt recesionit!

by admin
Spread the love

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që prej vitit 1985.

Një paund u shkembye së fundi me 1.145 dollarë, nivel ky që nuk shihej prej pothuajse 4 dekadash. Banka e Anglisë e pranoi se vështirësitë ekonomike në Mbretëri të Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit, kanë rritur presionin mbi monedhën vendase.

Guvernatori i Bankës britanike, Andrew Bailey, paralajmëroi se në këtë pikë, shumë pak mund të bëhet për të parandaluar që Britania të zhytet në recesion. Arsyet sipas tij janë të qarta: ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e energjisë.

Banka pret që ekonomia britanike të tkurret në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe kontraktimi të vazhdojë deri në fund të vitit 2023.  Shefi i Bankës Botërore ndërkohë paralajmëron për recesion global. Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur Qeveria britanike planifikon të kufizojë rritjen e mprehtë të faturave të energjisë.

Çmimet e energjisë e morën një goditje prej masave të vëna për frenimin e pandemisë së koronavirusit, por situata u përkeqësua akoma edhe më shumë kur Rusia kufizoi ndjeshëm  furnizimin me gaz të Europës, pas sanksioneve të vendosura asaj për shkak të agresionit në Ukrainë.


Top Channel

You may also like