Pato qëndron në MLS – Insporti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Alexandre Pato do ta vijojë karrierën në Major League Soccer, me Orlando City-n, skuadër me të cilën luan që nga shkurti i vitit të kaluar.

32-vjecari, në fakt, ka dhënë kontribut minimal gjatë vitit të kaluar për shkak të një dëmtimi serioz në fillim të kampionatit.

Pas riaftësimit të plotë, ka mundur të aktivizohet në pesë ndeshje.

Pato e filloi karrierën e tij profesionale me Sport Club Internacional në kampionatin elitar brazilian ( Série A), duke u transferuar nga U-20 në ekipin e parë në janar të vitit 2006. Që atëherë, qendërsulmuesi brazilian është bërë pjesë e shumë klubeve të mëdha, duke përfshirë Milanin, Chelsea-n.

Pato në 398 paraqitje, shënoi 160 gola dhe dha 48 asistime në të gjitha garat me klubet e tij të mëparshme.

You may also like