Pasuesi i Xavit, Deco: Klopp trajner madhështor, por…

by admin
Spread the love

Xavi do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit. Njësoj do të veprojë edhe Jurgen Klopp me Liverpoolin.

Dhe në shtypin spanjoll ka filluar të qarkullojë emri i 56-vjeçarit nga Stuttgarti si trajneri i ardhshëm i skuadrës katalanase.

Në lidhje me emërimin e Klopp në stolin e Barcelonës, Deco, drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Spanjës, u shpreh:

Klopp është një trajner madhështor, por nuk mendoj se është momenti i duhur për të folur për këtë çështje.

Kemi disa alternativa në lidhje me pasardhësin e Xavit. Do të diskutojmë më vonë rreth trajnerit tonë të ri”, u shpreh portugezi.

Shumë emra përfliten, por gjermani është një ndër të preferuarit e tifozëve katalanas, të cilët shpresojnë që të jetë ai tekniku i ri i skuadrës së zemrës.

Klopp, i cili drejton Liverpoolin prej tetorit të vitit 2015, është kthyer në legjendë në “Anfield”. Stadium ku arriti të rikthente titullin kampion (2020) pas plot 30 vitesh.

Nën drejtimin e The Reds ka fituar edhe Champions League, FA Cup, Superkupën e Europës, Botërorin për Klube, EFL Cup dhe Superkupën e Anglisë. /Supersport


Top Channel

You may also like