Pasuesi i Victor Osimhen, Napoli fiksohet keq me Armando Brojën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Napoli po e mendon shitjen e Victor Osimhen dhe në mediat italiane është raportuar se presidenti Aurelio De Laurentiis i nis bisedimet vetëm mbi bazën e 100 milionë eurove.

Në këto kushte te Napoli po mendojnë për një sulmues tjetër. Kvhvicha Kvaratskhelia është një prej objektivave të klubit italian dhe rusët për të kërkojnë 15 milionë euro.

Sulmuesi anësor dhe agjentët e tij janë gati për këtë lëvizje. Napoli synon edhe Gianluca Scamaça, por ky i fundit është më pranë Interit.

Sipas Alfredo Pedulla, në listën e klubit italian është edhe sulmuesi Armando Broja. Futbollisti i kombëtares shqiptare është i huazuar nga Chelsea te Southampton dhe i pëlqen shumë Napolit.

Momentalisht Broja vlerësohet me të paktën 30 milionë euro, pasi po bën një kampionat të mirë dhe është një lojtar i ri dhe me shumë të ardhme. / oversport.tv

You may also like