Pasuesi i Bielsa, Leeds mendoi për legjendën e Real Madrid si trajner

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Leeds United mendoi të shkarkonte në fund të muajit shkurt trajnerin Marcelo Bielsa dhe për ta zëvendesuar në klub menduan për emra të ndryshëm.

Në listën e alternativave ishte edhe një emër i madh, si futbollist. Bëhet fjalë për Raul Gonzalez, ish-sulmuesin e Real Madrid, i cili drejton Real Castilla për momentin.

Prej dy sezonesh ai drejton ekipin e dytë të madrilenëve dhe në disa raste është lakuar si opsion edhe për të qenë në krye të Real Madrid.

Leeds gjithsesi mendoi të bënte zgjedhje tjetër dhe ia besoi stolin amerikanit Jesse Marsch, i cili më parë ka drejtuar edhe RB Sazlburg dhe RB Leipzig. / oversport.tv

Foto: La Fábrica del Real Madrid, Facebook

You may also like