Pastrohet “Muharrem Fejza”, sfidë mbetet parkingu (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të shtunën është pastruar rruga “Muharrem Fejza” në kryeqytet, bashkë me rrugët lidhëse dhe trotuaret.

Atje u mbollën edhe lule derisa nga komuna dhanë lajmin që pas dy vjetëve në këtë rrugë ka filluar qarkullimi i autobusëve të linjave urbane, njofton Klan Kosova.

“Gjithashtu gjatë javës pritet mbjellja e drunjve dekorativë, jo vetëm në rrugën kryesore, por edhe ne rrugët dytësore”, tha drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

Banorët janë shprehur të lumtur për asfaltimin, derisa kanë kërkesa edhe për pjerrina dhe pengesa në rrugë.

Ata janë ankuar edhe se hapësirat e rezervuara për trotuare po shfrytëzohen për parkimin e veturave, derisa komuna premton zgjidhje.

“Kemi filluar me disa rrethoja, do të këtë edhe shtylla anti-parking. Pjesë e projektit të cilin e kemi trashëguar është një shirit i cili është menduar të jetë për parking, mirëpo ka mundësi që ky shirit të eliminohet dhe të shfrytëzohet për biçikleta”, deklaroi tutje Musliu.

Ai tha se rruga do të hyjë në programin e mirëmbajtjes dhe të pastrimit javor.

 

 

 

 

You may also like