Pastrimi i mushkërive: Disa teknika që mund të përdoren nga personat që kanë probleme në sistemin e frymëmarrjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Teknikat e pastrimit të mushkërive mund të përdoren nga njerëzit që pinë duhan, njerëzit që ekspozohen rregullisht ndaj ndotjes së ajrit dhe personat me gjendje kronike që kanë probleme në sistemin e frymëmarrjes, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike dhe fibroza cistike.

Ruajtja e shëndetit të mushkërive është thelbësore për të mbajtur të shëndetshëm pjesën tjetër të trupit. Ndaj, në vijim do të listohen disa nga metodat që njerëzit mund të përdorin për të pastruar mushkëritë e tyre në mënyrë natyrale:

Terapia me avull

Terapia me avull, përfshin thithjen e avullit të ujit për të hapur rrugët e frymëmarrjes dhe për të ndihmuar mushkëritë të largojnë mukozën. Avulli shton ngrohtësi dhe lagështi në ajër, gjë që mund të përmirësojë frymëmarrjen dhe të ndihmojë në lirimin e mukusit brenda rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive. Thithja e avullit të ujit mund të sigurojë lehtësim të menjëhershëm dhe t’i ndihmojë njerëzit të marrin frymë më lehtë.

Kollitja e kontrolluar

Kollitja është mënyra e trupit për të nxjerrë natyrshëm toksinat që ka bllokuar në mukozë. Kollitja e kontrolluar liron mukozën e tepërt në mushkëri, duke e dërguar atë përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Njerëzit mund të ndjekin hapat e mëposhtëm për të pastruar mushkëritë e tyre nga mukoza e tepërt:

Uluni në një karrige me shpatulla të relaksuara, duke i mbajtur të dyja këmbët të sheshta në dysheme;

Vendosni krahët mbi stomak;

Thithni ngadalë përmes hundës;

Nxirrni ngadalë duke u përkulur përpara, duke i shtyrë krahët në stomak;

Kollitje 2 ose 3 herë gjatë nxjerrjes, duke e mbajtur gojën pak të hapur;

Thithni ngadalë përmes hundës;

Pushoni dhe përsërisni sipas nevojës.

Ushtrime të rregullta për të pastruar mushkëritë

Ushtrimi i detyron muskujt të punojnë më shumë, gjë që rrit ritmin e frymëmarrjes së trupit, duke rezultuar në një furnizim më të madh të muskujve me oksigjen. Gjithashtu përmirëson qarkullimin, duke e bërë trupin më efikas në largimin e dioksidit të karbonit të tepërt që trupi prodhon gjatë ushtrimeve.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në mushkëri. Këto komponime madje mund të mbrojnë indin e mushkërive nga efektet e dëmshme të thithjes së tymit.

Konsumoni ushqimet anti-inflamatore

Inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes mund të vështirësojë frymëmarrjen dhe të bëjë që gjoksi të ndihet i rëndë dhe i mbingarkuar. Ngrënia e ushqimeve anti-inflamatore mund të zvogëlojë inflamacionin për të lehtësuar këto simptoma.

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit përfshijnë:

shafran i Indisë

zarzavate me gjethe

qershitë

boronica

ullinj

arra

fasule

thjerrëzat

Përdorni vaj rigoni

Duhet të vendosni pak 1-2 pika poshtë gjuhës. Përpiquni ta mbani për 3-5 minuta dhe më pas shpëlani gojën me ujë të freskët. Për të parë efektet duhet ta përsërisni 3 herë në ditë për të paktën 1-4 javë./Medical News Today

 

 

You may also like