Pastori vrau të birin “sepse i tha Zoti” – Shqip

by admin
Spread the love

Një pastor i kishës ungjillore në Republikën Demokratike të Kongos është arrestuar nga policia në veri të Kongos-Brazzaville, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij 21-vjeçar, sepse, sipas tij, “Zoti i tha atij”.

Ky njeri që e quan veten “Pastor Galako”, vrau të mërkurën e kaluar fëmijën e tij gjimnazist. Sipas dëshmitarëve okularë që folën për AFP, ai preu fytin me thikë sepse “dëgjoi zërin e Zotit që i kërkonte të bënte një sakrificë të madhe për t’u bërë i fortë”.

Dy nga bashkëpunëtorët e tij, ndjekës të kishës së tij, gjithashtu u ndaluan nga policia si bashkëpunëtorë të tij.

Mirëpo, shokët e klasës së të riut të vrarë tentuan të merrnin ligjin në duart e tyre dhe u përleshën me policët që u përpoqën t’i ndalonin. Të paktën dy persona, një student dhe një shitës peshku, u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga plumbat.

Policia vendase po heton rastin. /tesheshi.com/

You may also like