Pastori i Las Vegas qëllohet për vdekje para fëmijëve pas ankesës ndaj fqinjes

by admin
Spread the love

Një pastor në një komunitet luksoz në Las Vegas është qëlluar për vdekje para shtëpisë së tij gjatë një debati me fqinjen, ndërsa gruaja e tij eshte plagosur, dy fëmijët e tij dëshmuan dhe regjistruan momentet e tmerrit.

46 vjeçari Nick Davi, pastor i kishës Grace Point në veri të Las Vegas, u vra kur 36 vjeçarja  Joe Junio, u konfrontua me familjen jashtë shtëpive të tyre në komunitetin e mbyllur Aliante njoftonte rrjeti lokal FOX 5 Vegas.

Kolegu pastor i Davi, Ty Neal tha për rrjetin se familja ishte terrorizuar prej javësh nga Junio, dhe pjesa tjetër e familjes tashmë janë larguar.

Junio besohet se u tërbua kur pastori ishte ankuar të sindikata e banesave për të, thuhet në dokumentet e dëshmisë së gruas së Davi, Sarah.

Familja e katër personave ishte duke dalë nga shtëpia një mbrëmje në fillim të muajit kur Junio erdhi me makinën e saj kërcënueshëm, sipas rrjetit 8NewsNow.

“Përse nuk na lë rehat? Mjaft tani,” i thirri dikush Junio teksa një nga fëmijët nisi të regjistronte pamjet nga brenda makinës.

“Çfarë ke me ne?” kishte pyetur Davi teksa bëri një hap drejt makinës së Junio, por ajo e qëlloi në bark dhe më pas ktheu armën nga Sarah Davi duke e qëlluar, teksa dy fëmijët e çiftit, 12 e 15 vjeç shikonin nga makina.

Davi dhe gruaja e tij u dërguan më pas me urgjencë në qendrën mjekësore, por ai humbi jetën nga plagët.

Disa javë para ngjarjes Junio kishte treguar sjellje “kërcënuese të përshkallëzuar” pasi Davi ishte ankuar për pulat dhe qentë e saj, sipas raportiti të policisë vendase.

Junio u arrestua në vendngjarje dhe është akuzuar për vrasje, tentativë vrasjeje, sulm dhe abuzim, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ajo do të dalë në gjyq më 4 mars 2024.