Pasion vdekjeprurës, qindra njerëz kanë humbur jetën nga një “selfie” vitet e fundit

by admin
Spread the love

Pasioni vdekjeprurës për selfiet tani ka marrë jetën e 330 njerëzve në të gjithë globin, tregojnë shifrat e reja tronditëse.

Gjatë dekadës së fundit, çdo vit ka pasur vdekje tragjike, duke përfshirë njerëz që kanë rënë nga shkëmbinjtë, duke u goditur nga rryma ose janë mbytur në kërkim të fotografisë së përsosur.

Shkencëtarët herë pas here kanë bërë thirrje për ‘zona pa selfie’ si një përpjekje për të ulur numrin e vdekjeve.

Tre vende dallohen për numrin më të madh të vdekjeve nga selfie, India, me 176 të lidhura me bërjen e një selfie, Shtetet e Bashkuara me 26 dhe Rusia me 19.

( Në foto Nirupama Prajapati disa momente para se të binte në ujë dhe të gjente vdekjen)

Kur bëhet fjalë për vendndodhjet, më e zakonshme për një vdekje ose lëndim selfie është një linjë hekurudhore.

( Çiklistja Carmen Greenaway pak momente para se të përplasej në rrugë)

Rreth 62 persona kanë vdekur ose janë lënduar në shina, 38 në shkëmbinj dhe 24 në lumenj, tregojnë shifrat e përpiluara nga inkifi.com duke përdorur raporte mediatike nga e gjithë bota./revistawho.com

 

You may also like