Pasi u ndihmua nga policia, flet Basha: Kjo ishte dita e fundit politike e Berishës, nuk e mbështet shumica absolute e demokratëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp, pasi policia e shtetit është larguar nga selia e PD, ku Basha përdori gaz lotsjellës në sasi të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të paligjshme, për të mbajtur selinë e PD, deklaroi se Berisha nuk ka mbështetje dhe se dot ishte dita e tij e fundit politike.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë pushtimi me forcë e selisë së demokratëve. Sikundër e kam thënë, ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese, e tregoi fytyrën.

Lajmi i mirë është fakti që shumica absolute nuk i’u përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për t’u bërë pjesë e skenarit të forcës. E braktisën, siç e kanë braktisur gjatë këtyre muajve. Ka patur ditën e fundit politike në Shqipëri. Asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes, nuk u realizua”, tha Basha.

Kujtojmë se Lulzim Basha, kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit, e cila ndërhyri për të evituar përplasjen dhe nxjerrjen e tij nga selia.

You may also like