Pasi i ra të fikët, Fifi bie për tokë për herë të dytë në shtëpinë e Big Brother VIP

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nata e sotme e spektaklit në Big Brother VIP ka qenë mjaft dramatike duke qenë se Fifit i ra të fikët gjatë emisionit live.

Këngëtarja kosovare pas një debati që pati me opinionisten Balina Badinaku, ra për tokë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas shumë përpjekjeve nga ana e Arbana Osmanit, Fifi vendosi që të qëndrojë në shtëpi dhe të mos lërë lojën e Big Brother.

Gjatë kësaj nate dinamike, këngëtari Valon Shehu ishte banori i ri i cili nisi këtë aventurë.

Ai ishte me kitarë në oborr kur dhe u prezantua klipi i tij para banorëve, derisa ishte Fifi e para ajo e cila me vrap për ta takuar duke qenë se e kishte shok që nga jashtë.

Duke vrapuar, këngëtarja pengohet nga ulëset që ndodheshin në oborr dhe rrëzohet sërish por që shumë shpejt çohet dhe përqafon Valonin.


You may also like