Pasi doli nga “BBVIP”, Sheila shpreh pëlqimin për këtë banor – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

18:55 | 4 Nentor 2021

Konkurrentja e BBVIP, Sheila ka shprehur pëlqim për njërin nga banorët e ri.

Së fundi Sheila ka treguar për eksperiencat e saja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ndërsa së fundi derisa ajo po fliste me moderatorët e emisionit “Pardon My French”, ajo tregoi edhe për ‘lidhjet’ dhe pëlqimet që janë krijuar brenda shtëpisë.

Ajo ka komentuar edhe banorin e ri të “Big Brother VIP”, Igli, për të cilin shprehu pëlqim dhe tha se mund të kishte pasur diçka mes tyre.

“Ishalla nuk më zhgënjen si personazh. Me atë çfarë po shikoja kur isha në ‘prime’. M’u duk i drejtpërdrejt, i zgjuar, introvert. Mbetet për t’u parë. Ishalla nuk më zhgënjen. Po të isha brenda shtëpisë mund të kisha patur diçka me të”, u shpreh Sheila.

You may also like