Pasi rruga që të çon te Bremer tashmë duket e pamundur për Interin, shanset që Milan Skriniar të qëndrojë në Milano janë rritur ndjeshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mbrojtësi sllovak mund të mos sakrifikohet nga drejtuesit e Interit.
Zikaltrit kërkojnë që të përfitojnë nga kartoni i tij rreth 70 milionë euro. Nga ana tjetër, PSG ofron vetëm 60, një shifër që nuk po pranohet nga Interi. Për rrjedhojë kontrata e Skriniar mund të rinovohet nga Interi me 5 milionë euro në vit.
Megjithatë, kjo lëvizje detyron drejtuesit e Interit të bëjnë të tjera shitje në merkato. Vetëm shitja e Pinamontit dhe largimi i Sanchez nuk bën dot që Interi të shmangë problemet ekonomike dhe për rrjedhojë Marotta duhet të sakrifikojë dikë tjetër. /oversport.tv