Pashë gëzim në sytë e prindërve të mi, e kam fituar Big Brother-in tim!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Efi Dhedhes është pa dyshim një nga personazhet më të dashur e më të preferuar nga publiku shqiptar. Ish-konkurrentja e programit ‘Big Brother VIP’ la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pak ditë më parë, teksa arriti të fitojë dashurinë e ndjekësve të këtij reality show për aq ditë sa ajo ishte pjesë e formatit.

Së fundmi, Efi u rikthye në ‘shtëpinë’ e saj, ‘Përputhen’, ku ishte e ftuar kësaj radhe si opinioniste. Ndër të tjera, ish-banorja e Big Brother tregoi edhe se si e pritën familjarët e saj në shtëpi, pas largimit nga ky reality show. Efi rrëfeu mes emocionesh se familjarët e saj e kanë përqafuar, ndërsa i ati ishte përlotur pasi e kishte takuar.

“Ajo ishte lumturia ime më e madhe. Në momentin që unë u futa në shtëpi dhe kisha babin duke më puthur në ballë dhe mamin duke më përqafuar. Madje edhe vëllain se ai nuk para puth, i ka ngjarë motrës. Ishte gjëja më e bukur që ka ndjerë ndonjëherë. Nuk kisha arritur akoma të mësoja se si isha pritur nga publiku.

E dija që isha mirë, por deri aty. Kur pashë atë gëzimin në sytë e prindërve të mi, por edhe lotët e babit, u ndje shumë keq që dola nuk e prisnin. Gjithsesi unë prandaj them e kam fituar “Big Brother-in” tim, pikërisht nga gjithë ajo dashuri që unë mora,”-tha Efi në emisionin ‘Përputhen’ në Top Channel.

You may also like