Pasardhësi i familjes Jashari do të testohet te klubi i njohur gjerman

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Igball Jashari është emër që duket se do të dëgjohet shumë në futboll në të ardhmen e afërt. Igballi, nip i Rifat Jasharit, do të jetë në prova në RB Leipzig për një javë, shkruan Insporti.com.

Gazeta “Zëri” raportoi sot se Jashari, futbollist i akademisë “Kurda” gjatë kësaj javë do të udhëtojë për në Gjermani për t’u testuar në klubin gjerman që garon në Bundesliga.

“Insporti” ka kontaktuar me trajnerin dhe pronarin e akademisë “Kurda”, i cili ka konfirmuar se Jashari do të jetë në Gjermani këtë javë.

“Po, Igballi do të testohet në RB Leipzig. Shpresj shumë të ketë fat dhe t’i kalojë, sepse është shumë i përgatitur si futbollist”, deklaroi ai për Insportin.

Igballi po ashtu është pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses të Kosovës U-17, madje ai kohë më parë është bërë kapiten i skuadrës.

Kosovan Football 🇽🇰 | 💉 on Twitter: "Igball Jashari, the nephew of Adem  Jashari, captained Kosova U17 in today's win over Austria. ❤ LEGENDARY  FAMILY ❤… "

Jashari luan në pozitën e mesfushorit dhe konsiderohet si ndër më të mirët e gjeneratës të tij.

Akademia e futbollit “Kurda” njihet si “çerdhe” për zbulimin e futbollistëve të talentuar.

Në këtë skuadër është zbuluar edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili luan në Premierligë, te skuadra Norwich City. /Insporti.com/

You may also like