Pas zgjedhjeve Zaev largon Lëvizjen BESA nga qeveria!

by admin
Spread the love

Sot Maqedonia e Veriut ka hyrë zyrtarisht në ethet e fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Edhe pse zgjedhjet janë lokale, ato me gjasë do të kenë ndikim edhe në qeverinë qendrore, sepse dyshimet për rikonstruim të mundshëm të qeverisë Zaev 2 pas zgjedhjeve, po bëhen gjithë e më të fuqishme duke rritur edhe më shumë presionin ndaj partive politike në vend.

Pëshpëritjet për këtë çështje kanë një kohë të gjatë që po qarkullojnë në opinion, por tani këto zëra bëhen edhe më të besueshme pasi këtë e faktojnë edhe burimet e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal. Sic thonë keto burime, rinkostruimi i qeverisë pas zjedhjeve është një çështje e kryer, por që ka mbetur të vendoset vetëm data e saktë se kur dhe si do të bëhet , shkruan Zhurnal.

Ky rikonstruim i qeverisë vlerësohet si shumë i nevojshëm, duke parë përplasjet mes anëtarëve të koalicionit në kohët e fundit të cilat janë sinjale se raportet mes tyre nuk janë në nivelin e duhur. Kjo situatë po e vështirëson edhe më shumë gjendjen jo-stabile që ka qeveria “Zev2” që vie si pasojë e brishtësisë për shkak të dallimit të ngushtë mes pushtetit dhe opozitës me numër të deputetëve.

Ky fërkim është më i theksuar rreth drejtimit të Ministrisë së Bujqësisë, të cilës ia kanë hedhur syrin edhe LSDM dhe BDI, pasi konsiderojnë se vitin e fundit është është menaxhuar në mënyrë jo të duhur, prandaj kërkojnë që vet ta drejtojnë atë.

Sipas burimeve të Zhurnal brenda qeverisë kryeministri aktual Zoran Zaev vetëm se ka filluar diskutimet me partitë tjera për të zgjeruar koalicionin qeverisës, ku pjesë e diskutimit janë disa nga partitë maqedonase, të cilët priten që ti bashkohen LSDM-së në qeverinë e re ndërsa do ta largojnë Levizjen BESA./Me shkurtime nga Zhurnal

You may also like