Pas zbulimit të disa dokumenteve që i kanë siguruar mediat gjermane, është bërë e ditur se Berlini ka dërguar sasi minimale të armëve në Ukrainë

by admin
Spread the love

Gjermania ka dërguar sasi minimale të armëve në Ukrainë nga marsi, kështu të paktën tregojnë dokumentet që kanë “rrjedhur” dhe i kanë siguruar mediat gjermane, shkruan Business Insider.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar javën e
kaluar Gjermaninë, që Ukrainës të mos i ofrojë mbështetje ushtarake – në kohën
kur Gjermania duket se po e bën një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Ky vend ka dërguar vetëm dy herë armë nga marsi, bazuar në
dokumentet që i ka siguruar e përditshmja gjermane Welt am Sonntag.

Qeveria gjermane ka zvogëluar mbështetjen ushtarake javët e
fundit – duke dërguar vetëm dy herë armë në Ukrainë nga 30 marsi deri më 26
maj, thuhet në këto dokumente.

Gjatë këtyre dy dërgesave janë përfshirë armë të kalibrit të
vogël siç janë minat anti-tank. E Scholz tashmë ka refuzuar të dërgojë tanket
gjermane dhe mjetet e tjera të blinduara për këmbësori, pati shkruar Bild në
prill.

Ukraina ka kërkuar nga Gjermania edhe raketa anti-anije
Harpoon, kërkesë kjo që nuk është miratuar nga Gjermania, thuhet ndër tjera në
dokumentet e siguruara nga Welt am Sonntag.

 “Informacionet për
dërgesat e armëve janë të sigurta dhe të besueshme, ju lutem për mirëkuptim që
nuk mund të japim informacione të detajuara”, tha zëdhënësi i ministrisë
gjermane të Mbrojtjes.

Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk është përgjigjur
menjëherë në kërkesën e Business Insider për të komentuar këtë ngjarje. Ky
raportim vjen vetëm tri ditë pasi që Putin paralajmëroi Scholzin dhe
presidentin francez Emmanuel Macron, sa i përket dërgesave të armëve në
Ukrainë.

Në bisedën telefonike të tre liderëve, Putin ka theksuar se
vazhdimi i shpërndarjes së armëve në Ukrainë do të rrezikonte “akoma
destabilizimin e situatës”, shkruan Die Welt. /Telegrafi

You may also like