Pas vdekjes së mbretëreshës, sulltani i Brunei behet monarku që sundon më gjatë, mbretëresha e Danimarkës bëhet e dyta (fotot)

by admin
Spread the love

Sulltani i Brunei, Hassanal Bolkiah është bërë tashmë monarku në jetë që sundon më gjatë në botë, pas vdekjes së djeshme të mbretëreshës së Britanisë, Elizabeth II.

Bolkiah, i cili është ngjitur në fron në 1967, ka mbretëruar për 54 vjet e 339 ditë, rreth katër vjet më shumë se Margrethe II e Danimarkës, që tashmë zë vendin e dytë.

Para vdekjes së saj mbretëresha britanike ishte monarkja me më shumë vite në fron, teksa shënoi 70 vjetorin e kurorëzimit në fillim të këtij viti.

Elizabeta erdhi në fron në moshën 25 vjeçare në 1952 por sipas saj përpiqej të mbante distancën nga politika, përkundër Bolkiah që është gjithshatu kryeministër i vendit të tij.

Sulltani 76-vjeçar Hassanal Bolkiah ibni Omar Ali Saifuddien III, drejton gjithashtu politikën e vendit që prej fitores së pavarësisë nga Britania 1984.

Mbretëria e tij është përballur me kriitka për precedentët e të drejtave të njeriut në vend, siç është dënimi me vdekje i homoseksualëve, i krimeve të abortit apo të tradhtisë bashkëshortore.

Por megjithëkëtë Bolkiah dukej se kishte një marrëdhënie të afërt me mbretëreshën britanike e cila i kishte dhënë një titull kalorësie dhe janë takuar disa herë si në Londër ashtu dhe në Bandar Seri Begawan.

Bolkiah zotëron pushtet absolut në Brunei, sipas kushtetutës së vitit 1959 dhe ka autoritetet të plotë ekzekutiv, duke përfshirë dhe në rastet e emergjencës.

Si kryetar i qeverisë ai mban postet e minsitrit të mbrojtjes, ministrit të jashtëm e të financave, si dhe drejton policinë.

Në vitin 2014, ai nxiti adoptimin e ligjeve muslimane sharia ku përfshihen ekekutimi me gurë, dënime me goditje kamzhiku dhe gjymtime trupore për krime të caktuara.

Në rolin e kryeministrit, sulltani drejton shoqatën anti-LGBT dhe deri në prill 2019 homoseksualiteti dhe tradhtia bashkëshortore dënoheshin me ekzekutim me gurë.

Por pas kritikave ndërkombëtare Bolkiah vendosi një moratorium për dënimet me vdekje në Brunei që pritet të kthehet në ligj.

Falë rezervave të naftës së Brunei, Bolkiah dhe familja mbretërore llogaritet se janë shumë të pasur dhe të ardhurat për kokë të popullatës janë gjithashtu të ngjashme me ato të vendeve perëndimore.


Top Channel

You may also like