Pas US Open/ Serena Williams njofton se do të largohet nga tenisi

by admin
Spread the love

Serena Williams, 23-herë kampione e ‘Grand Slam’ në single dhe një nga lojtarët më të mëdha të tenisit, ka folur për daljen ‘në pension’ – duke thënë se ajo po “largohet” nga sporti pas US Open.

Duke folur për Vogue, amerikania tha se po shkon drejt “gjërave të tjera që janë të rëndësishme për të”, duke shtuar se nuk i pëlqen fjala “pension”.

Në një postim në Instagram, ajo ka shkruar se “numërimi mbrapsht ka filluar”.

Williams ka fituar më shumë tituj kryesorë se çdo lojtare tjetër femër në epokën e Open dhe e dyta më së shumti nga të gjitha kohërat, pas 24 titujve të Margaret Court.

“Fatkeqësisht nuk isha gati për të fituar Wimbledon këtë vit. Dhe nuk e di nëse do të jem gati për të fituar Nju Jorkun. Por do të përpiqem,” shkroi ajo.


Top Channel

You may also like