Pas takimit me Gashin, Mickoski do të takohet edhe me Selën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përsëri ka bërë apel për koalicionim të gjithë atyre, që dëshirojnë t’i bashkohen bllokut të tij për bashkim dhe ndryshim të pushtetit, ku ka përmendur edhe Levicën.

“Dora jonë është e shtrirë, ua lë atyre të vendosin se çfarë bashkëpunimi dëshiron me këtë bllok. A do të bëhet kjo në kuadër të koalicionit formal, apo do t’i përkrahin kandidatët, ua lëmë të vendosin vetë ata. Votat protestuese, votat kundër koalicionit në pushtet janë në numër më të madh dhe janë së paku dyfsh më tepër nga ata që e përkrahin koalicionin e LSDM-së. Për këtë arsye vendi i votuesve të Levicës është tek koalicioni më i madh dhe i ftoj që të japin përkrahje ta bëjmë Maqedoninë vend për jetë me dinjitet”, tha Mickovski.

E sa i përket opozitës shqiptare, Mickoski ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është takuar me Afrim Gashin, ndërsa për ditën e nesërme ka pralajmëruar takim me Ziadin Selën.

You may also like