Pas suksesit të edicionit të parë, Sara dhe Lori Hoxha konfirmojnë “Big Brother VIP 2”

by admin
Spread the love

Ditën e sotme në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin të ftuara speciale Sara dhe Lori Hoxha, producentet e “Big Brother Vip Albania”, të cilat kanë zbuluar më tepër për këtë format kaq të suksesshëm. Të pyetura se si e kanë pritur këtë sukses të jashtëzakonshëm, Lori tha:

Ky ishte qëllimi i “Big Brother Vip Albania”, që të lëmë çdo hall dhe për disa orë të merremi me diçka që na relakson. Unë kisha një pritshmëri të mirë pasi ky format gjithnjë ka patur sukses, por ka qenë habi e madhe si është pritur dhe sa impakt ka patur në publik. Kam kuptuar që njerëzit i kishte marrë malli për një “Big Brother Vip” të tillë.

Ndërkohë, Sara tha se sipas saj një “Big Brother” me personazhe të famshëm përqafohet më shpejt nga publiku, pasi njerëzit krijojnë lidhje që në fillim me personazhet.

Është dhe koncepti VIP-a, pasi që javën e parë ti fillon krijon një afrimitet me dikë që e njihje edhe më parë, fansat janë apasionuar që javën e parë, që muajin e parë.

E teksa sezoni i parë i “Big Brother VIP” është fare pranë finales, pyetja kryesore që shtrojnë fansat është se a do të ketë një sezon të dytë të Big Brother me personazhe publike. Dhe Sara dha përgjigjen e shumëpritur.

Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e “Big Brother Vip Albania”.


You may also like