Pas shumë vitesh martesë nisin zërat se Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare.

Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënyer duke u shprehur:

“Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”.

Por prej kohësh Shpëtim Saraçin e kemi parë në Shqipëri teksa bashkëpunon me artist shqiptarë ndërsa Mira Konçi ndodhet në New York pranë vajzës së tyre, Era.

Ajo që bie në sy në llogarinë e Instagramit të secilit është fakti se nuk kanë asnjë foto së bashku, e madje nuk e ndjekin njëri-tjerin.

Pra kjo tregon se Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i kanë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri nuk ka reaguar publikisht për këtë?


You may also like