Pas shkurtimit të shtesave, punonjësit e UT-së reagojnë: Le t’ua ndalin shtesat të përkëdhelurve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Udhëheqësia e UT-së, pa asnjë informim dhe pa asnjë vendim të shpallur publikisht dhe zyrtaisht, ua shkurton shtesat-pagat stafit akademik dhe stafit administrativ. Të punësuarit në këtë institucion të lartë arsimor, shprehin indinjatë dhe i sugjerojnë udhëhqësisë që për shmangien e shpenzimeve të institucionit, shtesat t’i hiqen të privilegjuarit/ përkëdhelurit të rektorit e jo punonjësve që punojnë 8 orë.

Si të privilegjuar ata përmendin Faton Shabanin i cili ushtron disas detyra njëkohësisht: Shef i kabinetit të UT-së;

Mësimdhënës; 3.Koordinator i Fakultetit Juridik; Anëtar i Senatit të UT-së; Anëtar i Komisionit në nivel shtetëror dhe në nivel të UT-së, e njlherit bashkëshortja e tij Mirevete vShabani është është sekretare e Fakultetit Pedagogjik.

Siç thotë burimi ynë, janë edhe shumë të tjerë që punojnë nëpër zyrat e rektoratit, por kur studentët kërkojnë ndihmë, ata gjenden nëpër klasa ngaqë janë të angazhuar në mësimdhënie.

Punëlnjosit konsiderojnë se është e palejueshme të shkelet Ligji dhe të ketë selektime në zbatimin e ligjshmërisë, ashtu siç është e padurueshme që intelektualët dhe në veçanti stafi akademik të heshtë ndaj këtyre fenomeneve dhe dukurive famëkeqe që njollosin institucionin e themeluar dhe ngritur me shëndetin, gjakun, dhe jetën e njerëzve.

Ata kërkojnë të reagojnë sindikatat, senatorët dhe të gjithë mësimdhënësit.

“Universiteti nuk është pronë private, kujt dua çfarë dua dhe sa dua i jap e kujt dua ia fusë duart në xhepa dhe ia heq pagën!!! Senati I UNiversitetit është organi më i lartë vendimmarës dhe duhet të ketë përgjegjësi për shkurtimin e pagave nga ana e UT-së. Ata e dinë shumë mirë se kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur, por gjithmonë kanë heshtur. Të gjitha mediat duhet të kërkojnë llogari për çdo padrejtësi që bëhet dhe bashkë me opozitën të marrin përgjegjësi më të mëdha për padrejtësitë e shkaktuara sidomos në arsimin sipëror në RMV”, thotë një punënjës i UT-së.

Vlen të theksohet se pagat e punonjësve në UT sigurohen me kofinancim nga Ministria dhe nga vetë institucioni. Edhe pse nga Ministria alokohen mjete për rritje të pagave 10%, UT nga buxheti i vet ndan më pak mjete për të njëjtën përqindje dhe punonjsëit do marrin pagat e njëjta si deri më tani.

You may also like