Pas sherrit në Kuvend ku e akuzoi se është përmendur në përgjimet e Rezart Taçit, Salianji e lëshon keq gojën ndaj Braçes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas përplasjes së fortë, ku ndërhyri edhe garda, deputeti Ervin Salianji ka hedhur sërish akuza ndaj Erion Braçes, duke thënë se një zv. Kryeministër ka dalë në përgjime për dosjen e Rezart Taçit.

Salianji nuk I ka kursyer ofendimet ndaj Braçes duke thënë se herës tjetër do të marr një objekt që është i gjatë sa Erion Braçe, ndërsa më pas shtoi se e ka fjalën për një brisk rroje.

Deklarata e Salianjit:

“Kur përdornin gjykata dhe çdo institucion të kapur në përgjime për të dhënë para. Se keni asgjë të bëjmë vërejtje ndërkohë që deputet turret për të ardhur në foltore kur unë jam duke folur. Pyetja ishte e thjeshtë nuk e di pse të djeg kaq shumë. Nëse është zv. KM tjetër, pa diskutim që duhet parë. Nëse është parafolësi I përfshirë në krim nga laguna e Karavastas, këtë jua provoj edhe tek foltorja tjetër. Nuk është personale me ty. E shikon vetëm këmbën kam.  Herën tjetër do marr një brisk që është I gjatë sa ty. Jeni të gjithë të përfshirë.” tha Salianji.

You may also like