Pas rënies së sistemit, hapen kufijtë – Shqip

by admin
Spread the love

PËR DISA ORË BIE SISTEMI NË TË GJITHA VENDKALIMET KUFITARE TË RMV-së

Është mënjanuar defekti i sistemit në të gjitha vendkalimet kufitare dhe lejohen automjetet dhe udhëtarët që të hyjnë dhe të dalin nga vendi – njoftoi MPB-ja.

Në mëngjes, disa orë, ishtë ndërprerë hyrja e automjeteve nëpër vendkalimet kufitare, sic u tha, për shkak të rënies së sistemit.

Kolegët e Klan Njuz njoftuan se prej orës 6:00 të mëngjesit të sotëm dhjetëra automjete kishin mbetur të bllokuara në doganën e Qafë Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase.

Fluksi më i lartë i mjeteve ishte në dalje nga territori i Shqipërisë. Pala maqedonase kishte punuar manualisht prej mëngjesit, çfarë ka krijuar vonesa dhe radhe në kufi.

Rënia e sistemit nëpër vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, kishte pamundësuar hyrjen e qytetarëve bullgar të cilët ishin nisur në Shkup për të shënuar ditëlindjen e Goce Dellçevit.

Viktor Stojanov nga Fondacioni “Makedonija”, në Facebook ka publikuar xhirime ku shihej se si disa shtetas bullgar përpiqen të hyjnë në vendkalimin kufitar “Deve Bair” duke ofenduar dhe kërcënuar policinë kufitare të RMV-së.

Televizioni publik bullgar BNT njoftoi se në listën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, duke mos publikuar emra, janë 14 shtetas bullgar që nuk iu është lejuar të hyjnë në tërritorin e vendit.

TI RAPORTON!

You may also like