Pas puthjeve të bujshme në buzë, si është sot marrëdhënia e Robert Berishës me modelen italiane?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa muaj më parë, në mars të këtij viti, puthjet pasionante në buzë të Robert Berishës me modelen italaine, Maria Bove ishin materiali më i shpërndarë në rrjet.

Pasi bënë bujë dhe të gjithë menduan se modelja italiane është e dashura e re e Robert Berishës, dyshja treguan mjaft hapur se nuk kanë asgjë serioze mes tyre, por thjesht kaluan disa momente të bukura bashkë.

“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, u shpreh Berisha në një intervistë edhe pse Maria nuk u shpreh asnjëherë kështu, por e la një mister nga ana e saj raportin me Robertin.

Po të hedhësh një sy sot në Instagramin e të dyve, duket se janë tepër aktiv në lidhje me njëri-tjetrin. ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram dhe nuk i kalon asnjë foto pa e pëlqyer e herë pas here pa e komplimentuar.


You may also like