Pas protestës, zëdhënësi i Qeverisë falënderon qytetarët “për mbështetjen ndaj qeverisë”

by admin
Spread the love

Qytetarë të shumtë dolën sot në protestën e organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të rrymës.

E pas përfundimit të protestës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka zgjedhur të bëjë një deklaratë të çuditshme, duke falënderuar qytetarët “për mbështetjen ndaj qeverisë”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përprarim Kryeziu ka thënë se përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore

“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.

Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu.

Lexo lajme interesante

You may also like