Pas përplasjes me sekretarin e tyre, tifozët ultras të Interit e ftojnë në ‘takim’ Bonuccin

by admin
Spread the love

Ultrasit e Interit vendosën një pankartë ku e ‘ftonin’ mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, pasi ai u gjobit për shtyrjen e një anëtari të stafit të tyre gjatë finales së Superkupës së Italisë.

Përplasja ndodhi në vijën anësore në sekondat e fundit të lojës, kur Bonucci priste të hynte si zëvendësues, por Alexis Sanchez shënoi golin e fitores 2-1 për Interin.

Sekretari Cristiano Mozzillo ka festuar golin dhe është sulmuar nga Bonucci, i cili e ka shtyrë dhe thuhet se ka bërë edhe kërcënime verbale ndaj tij.

Mbrojtësi italian u gjobit me 10 mijë euro, por nuk mori asnjë pezullim për incidentin.

Tani ultrasit e Interit kanë vendosur një pankartë në Milano me një mesazh për yllin e Juventusit.

“Bonucci nëse do të jesh i pafytyrë, po të presim në lokal, budalla i ndyrë”, shkruan në pankartën e tifozëve të Interit.

Në thelb, tifozët po thërrasin Bonuccin për një luftë dhe kjo me siguri që do të rrisë tensionin përpara takimit të radhës mes këtyre klubeve në Serie A në Allianz Stadium më 3 prill.

Lexo lajme interesante

You may also like