Pas operacionit në krah, ja si është tani gjendja e Arjan Konomit – Shqip

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë Arjan Konomi iu nënshtrua një operacioni pas një aksidenti në Jordani, nga ku rrezikoi të humbiste krahun. Sot opinionisti përmes një videoje ka treguar gjendjen e tij shëndetësore duke u shprehur se është më mirë. Ai ka njoftuar se ka qëndruar pesë ditë në spital dhe se po rikthehet në Shqipëri.

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit. Kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi, edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”, është shprehur Konomi.

You may also like