Pas ndarjes nga Shakira, Pique kapet me bionden misterioze – Shqip

by admin
Spread the love

Pas ndarjes nga Shakira, Piques nuk i ndahen as telashet. Së fundmi ai ka qenë në Stockholm për arsye pune dhe më vonë ka shkuar në një festë me VIP-a. Pas festës ka ndodhur edhe një incident me futbollistin dhe një fans. Sipas Katrin Zytomierska, blogere e njohur në Suedi, mbrojtësi i Barcelonës refuzoi të përshëndeste djalin e saj të dashuruar pas futbollit. Në formë hakmarrjeje blogerja postoi një foto të futbollistit krah një vajze bionde.

“Unë e pyeta nëse ai mund t’i thoshte ‘përshëndetje’ djalit tim dhe ai tha ‘jo’. “Pak e habitur e pyeta përsëri dhe përgjigja e tij ishte e njëjtë. Ai nuk ishte i pasjellshëm, por ishte pak arrogant. Mendoj se për shkak se është një futbollist shumë i njohur… por nuk e kisha takuar deri atëherë. Më pas e bëra foton për ta postuar në Instagramin tim”, i tha blogerja gazetarëve teksa nuk dihet identiteti i vajzës në foto.

You may also like