Pas ndarjes me Robin Krasniqin, Heidi Lushtaku lidhet me shokun e ngushtë të Ronaldos te Juve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Heidi Lushtaku është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Bukuroshja seksi, së fundmi raportohet se ka nisur një histori dashurie me futbollistin e Atalantës, Mehdi Demiral.

Lajmi është publikuar së fundmi nga mediat turke, teksa bëhet me dije se bukuroshja shqiptare është tetë vite më e madhe se futbollisti.

Heidi është e lindur dhe e rritur në Kosovë, më saktë ajo është nga qyteti i Vushtrrisë, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë e lidhur me boksierin Robin Krasniqi.

Lidhja me Demiral është zbuluar nëpërmjet një fotoje që Heidi Lushtaku ka shpërndarë nga shtëpia e futbollistit të kombëtares turke.

Lajmi është konfirmuar edhe nga “Snob Magazinë”, që konfirmon se Heidi i ka vjedhur zemrën yllit turk, i cili është shok skuadre me Berat Gjimshitin te Atalanta.

You may also like