Pas ndarjes me Dua Lipën, Anwar Hadid në lidhje të re dashurie?

by admin
Spread the love

Anwar Hadid preu një figurë me stil teksa mbërriti në restorantin “The Nice Guy” në West Hollywood me një vajzë misterioze, vetëm disa javë pas ‘ndarjes’ me Dua Lipën.

Modeli 22-vjeçar kishte zgjedhur një dukje të relaksuar me një bluzë gri të “Iron Maiden”, të cilën e ka shoqëruar me pantallona të shkurtra blu me “Charles Peterson” të zbukuruar në pjesën e pasme, transmeton lajmi.net.

Rripit i shtoi një zbukurim me zinxhir dhe një palë këpucë të zeza me një xhaketë bezhë në krah.

Gjatë daljes së tij, ai shfaqi një numër pjesësh nga koleksioni i tij i gjerë i tatuazheve, duke përfshirë tre pika të vogla të zeza nën syrin e tij të djathtë. Ndërsa, motrat e tij supermodele Gigi dhe Bella Hadid kanë vetëm disa tatuazhe, vendasi nga Los Angeles ka më shumë se 35 dizajne të përhershme që zbukurojnë trupin e tij.

Atij iu bashkua një vajzë, me pantallona të shkurtra xhins të zeza dhe një bluzë lëkure që ishte e lidhur përpara. Ajo hyri pas tij, e veshur me një palë çizme deri tek gjuri dhe një xhaketë lëkure të zezë.

Ndryshe, Anwar është parë disa herë i vetëm në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren e “New Rules”, 26 vjeç, pas dy vitesh lidhje.

Çifti u lidh për herë të parë në qershor 2019.


You may also like