Pas Monica Belluci e Naomi Campbell, është radha e modeles dhe fotografit shqiptar të bëhen pjesë e markës së famshme

by admin
Spread the love

Endrit Mertiri dhe Meg Luka treguan suksesin e radhës me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ dhe nuk mund të ishim më krenarë se kaq.

Modelja e njohur shqiptare ka pozuar para Endrit Mertirit për markën “Gai Mattiolo” themeluar nga stilisti me të njëjtin emër.

Mattiolo njihet për stilimet e veçanta që magjepsën dhe u veshën në pasarelë ndër vite nga Eva Herzigova, Adriana Lima, Monica Belluci dhe Naomi Campbell.

Tashmë emrave që u u veshën me Gai Mattiolo, i shtohet Meg Luka, fotografuar nga Endriti.

Një tjetër sukses për emrat shqiptarë./revistawho.com

You may also like