Pas lindjes së vajzës, Elita Rudi tregon se për 10 muaj humbi 20 kilogramë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

8:58 | 28 Janar 2022

Elita Rudi nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar.

Ajo njihet si moderatore mjaft e suksesshme e së fundmi ka marrë pjesë edhe në Për’puthen në rolin e opinionistes, shkruan lajmi.net.

Elita për shumë kë njihet edhe si bashkëshortja e Gjikos me të cilin ka dy fëmijë, një djalë e një vajzë.

Meqë është e ndjekur në instagram Elita jo rrallë ndan imazhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një imazh ku tregon kilogramët me peshore duke zbuluar se ka humbur 20 kilogramë për 10 muaj pas lindjes së Botës.

“Peshorja e saj shënon numrin 60, që tregon peshën e saj të tanishme, teksa ajo vet ka shkruar në mbishkrimin e videos: “- 20 kilogramë, 10 muaj pas lindjes”.

Theksojmë se Elita ka treguar edhe më parë në rrjetet sociale se dobësimi i saj ka këtë rezultat si pasojë e kujdesit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër./Shqip/

 


You may also like