Pas lënies së futbollit Mesut Özil do të kandidojë për partinë e Erdogan – mediat (fotot)

by admin
Spread the love

Mediat turke thonë së fundmi se tërheqja e disa ditëve më parë nga futbolli i yllit gjermano-turk Mesut Özil, mund të jetë nisja e rrugës së tij në politikën turke.

Rrjeti “Haber7.com” shkruante se së shpejti emrin e yllit të Arsenal e Real Madrid, do ta shohim në lisat e kandidatëve të partisë në pushtet AKP – që drejtohet nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Turqi zhvillohen më 14 maj, dhe Erdogan ka njoftuar se do të ketë “emra surprizues” në lista, madje dhe “një emër të njohur në industrinë e sportit.”

Özil ka deklaruar në fakt se është një mbështetës i Erdogan disa vite më parë ,ndërsa në 2019 presidenti vendit ishte i ftuar në dasmën e Ozil.

Në vitin 2018, foto e Özil me presidentin turk shkaktoi zhurmë në mediat perëndimore dhe mes debateve të zgjatura Ozil u detyrua të tërhiqej nga kombëtarja gjermane.
Më 7 prill Mesut Özil i bënte thirrje miliona ndjekësve të tij në rrjetet sociale të tregonin solidaritet me palestinezët, mes sulmeve të ushtrisë izraelite atje. Ai postonte gjithashtu një foto ku mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Palestina e Lirë”.

Aktualisht partia e Erdogan raportohet të kryesojë në sondazhe, megjithë fitoren e dobët të vitit 2018.


Top Channel

You may also like