Pas largimit të Pm-it, Dagz e gjen ngushëllimin tek Einxhel me puthje dhe përkëdhelje – Shqip

by admin
Spread the love

15:19 | 19 Dhjetor 2021

Dj Dagz tashmë po vazhdon lojën e tij si një lojtar.

Ai u kthye pas eliminimit në shtëpi nga votat e publikut për të vazhduar lojën, shkruan lajmi.net.

Edhe pse i kishin premtuar njëri tjetrit se do të dilnin bashkë, Dagz ka vendosur të qëndrojë deri në fund. Por si duket ai mori veten shpejt pas largimit të shokut të tij. Sot ka filluar ditën me plot energji.

I është afruar Einxhelit dhe është munduar ta zgjojë atë duke e puthur e përkëdhelur.  Dagz është duke u akuzuar se ka tradhëtuar Pm-in pasi ka vazhduar lojën për Einxhelin.

Por eliminimin e Dj-ve kosovarë e kanë komentuar shumë personazhe publike dhe kolegë të tyre.

Ata e kanë vlerësuar si të padrejtë eliminimin e tyre pasi konsideroheshin ndër më të preferuarit e publikut./Shqip/

You may also like