Pas katër vitesh mungesë, rikthehet ylli Arta Osmani

by admin
Spread the love

A ju kujtohet këngëtarja Arta Osmani, zëri i bukur i muzikës shqipe? Pas një pauze disa vjeçare, ajo po rikthehet në botën e muzikës.

Këngëtatja me origjinë nga Feriaji, nisi të merrej më muzikë qysh në moshën 16 vjeçare, asaj kohe këndonte me “Kastriotët” e Ferizajt, ku edhe janë shperblyer në shumë festivale me vendet e para.

Arta Osmani për vite me rradhë ka kënduar në dasma e ahengje, duke u bërë një nga këngëtaret më të kërkuara në gëzimet e shumë familjeve në Kosovë e Diasporë.

Kënga “Nuk jam në dispozicion” që e lansoj në vitin 2013, i dha karrieres së saj një dimension tjetër, duke e bërë një këngëtare mjaftë të pëlqyer. Tekstshkrues i kësaj këngë ishte Kreshnik Avdiu, me të cilin këngëtarja punon prej vitesh. Një tjetër hit i saj është kënga me titull “Ti sje fati im”, lansuar në vitin 2016.

Shkëputja e këngëtares nga muzika ndodhi për shkak se gjatë kësaj kohe ajo humbi të dy prindërit.

Por, Arta po rikthehet më e fortë se kurrë me dy potpuri të përpunuara tek “Antax Studio”- Egzon Bajraliu, me të cilat paraqitet tek programi i bitit të ri i produksionit “Baresha”, që lansohet këto ditë.

E mirënjohura e muzikës, do të prezantoj edhe një këngë në muajin nëntor, ku do ti këndoj nënës së dëshmorit. “Nëna e Dëshmorit” vjen me muzikë dhe tekst nga Kreshnik Avdiu, punuar tek “Anteax Studio”. Videoklipi para jush në nëntor.

Arta Osmani premton se më nuk do të ndalet duke sjell këngë e videoklipe të reja. /Kosovarja/

 


You may also like