Pas katër ditëve inspektorët hyjnë në zyrat e “Besa Transit”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Inspektorati Shtetëror për Transport pas katër ditëve hyri për inspektim në zyrat  e kompanisë “Besa-Trans BTB-Shkup”. Uinspektorët hynë në zyrat e kompanisë sot rreth orës 16 dhe inspektimi vazhdoi për disa orë.

Inspektimi i jashtëzakonshëm vjen pas aksidentit të autobusit nga kjo kompani në autostradën “Struma” të Bullgarisë, ku jetën humbën 45 persona.

Inspektorati dje kishte tentuar të kryej kontrolle, por nuk ka mundur për shkak se, siç deklaruan nga Inspektorati, zyrat e kompanisë dhe agjencitë e saj kanë qenë të mbyllura, ndërsa askush nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Në ndërkohë shtëpinë e pronarëve të Besa Transit në fshatin Rashçe të Shkupit ka disa ditë që e ruan policia. /SHENJA/


You may also like