Pas infeksionit në mushkëri, Kimmich ndryshon mendje për vaksinën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kimmich ishte në mesin e atyre që refuzojnë të vaksinohen, por problemet e tij së fundmi kanë bërë që ai të ndryshojë mendje.

Anëtari i Bayern ka marrë një infeksion të rëndë në mushkëri, infeksion ky që po ia pamundëson paraqitjen në fushat e blerta. Ai do të mungojë deri në 2022.

Megjithatë, siç raporton ‘Goal’, lojtari ka ndryshuar mendje dhe do të vaksinohet me dozën e parë së shpejti.

“Ishte e vështirë për mua të pajtohem me frikën dhe shqetësimet e mia, gjë që më shtyu të isha i pavendosur për kaq kohë”, ka thënë lojtari.

Këto fjalë të Kimmich janë thënë në një intervistë të tij me ZDF. /

You may also like