Pas helmimit të demokratëve, flet Lulzim Basha: Nuk u hodh gaz lotsjellës nga PD

by admin
Spread the love

Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë për shtyp, pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për të evituar përplasjen në PD dhe nxjerrjen e tij nga godina e selisë, prej demokratëve.

Gjatë protestës u hodh një sasi e jashtëzakonshme gazi lotsjellës, që solli probleme shëndetësore për protestuesit dhe personat brenda selisë, por Basha edhe pse ka pamje filmike dhe fotografi, e ka mohuar të jetë hedhur gaz lotsjellës.

Policia e Shtetit deklaroi se nuk ishte brenda selisë kur hidhej gazi lotsjellës, ndaj i vetmi që mund të ketë hedhur është Basha me njerëzit e tij.

Por, ai mohoi që një gjë e tillë të ketë ndodhur.

Nuk ka patur gaz lotsjellës nga PD. Deklarata e policisë është kriminale. Janë bombola zjarrëfikëse! Në tërësinë e saj dy janë elementet kriminalë, që zbulojnë planin Berisha-Rama. PD nuk ka gaz lotsjellës dhe vonesa me një orë e gjysmë”, tha Basha.

Lexo lajme interesante

You may also like