Pas gati një viti, Suedia me një hetim ndaj Rasmus Paludan – Shqip

by admin
Spread the love

Suedia nisi një hetim kundër politikanit të ekstremit të djathtë danezo-suedez Rasmus Paludan, i njohur ndër të tjera për provokimet e djegies së Kur’anit.

Paludan dyshohet se ka nxitur “një grup njerëzish” me provokimin e tij në prill të vitit të kaluar, raportoi Gazeta Expressen, duke thënë se hetimi u hap pothuajse një vit pas incidentit.

Prokurori kompetent, Adrien Combier-Hogg, tha se për arsye teknike është dashur gati një vit për të nisur hetimet.

Paludan i tha gazetës Dagens Nyheter se për arsye sigurie nuk do të shkojë në Suedi për t’u marrë në pyetje.

Gazeta, megjithatë, theksonte se policia suedeze ka një plan të detajuar se si marrja në pyetje mund të kryhet në mënyrë të sigurt.

Më 21 janar të këtij viti, politikani i ekstremit të djathtë danezo-suedez Rasmus Paludan dogji një kopje të Kur’anit përpara ambasadës turke në Suedi gjatë një programi të miratuar nga policia.

Disa ditë më vonë, ai bëri të njëjtën gjë përpara një xhamie në Danimarkë dhe njoftoi se do të digjte një kopje të librit të shenjtë mysliman çdo të premte derisa Suedia të pranohej në aleancën e NATO-s.

Lëvizjet e tij provokuese u dënuan nga Turqia dhe publiku i gjerë mysliman. /tesheshi.com/

You may also like