Pas Ferizajt edhe Istogu dhe Skenderaj po bëhen përrallë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

A e dini se para një kohe Ferizaj u bë përrallë me palestrën sportive, pa dritare, pikonte çatia, nailonat e çka tjetër në fushë, pa kanalizim, pa uji për t’u pastruar sportistët e sportistet, disa dridheshin si thupra nga ftohti etj.

Sa edhe në Tiranë, në Shkup, Preshevë e në Tuz etj. dëgjuan për këtë marifet të zi!

Tani po bëhet përrallë edhe Istogu me palestrën e sportit, e mbyti uji nga çatia, vlojnë najlonat në fushë e me kove, duek ndalur shiun që futet nga vrimat e çatisë! 

Palestra në Skenderaj me kove

Po bëhet përrallë edhe Skenderaj, sa shumë kove në një palestër të re sportive, po pikon çatia. 

Dikush duhet të jap llogari, dikush duhet të shkojë prapa grilave, sepse këto palestra janë ndërtuar me djersën e popullit dhe jo me paratë që i kemi gjetur në baltë! 

Prej turpi nuk ka vdekur askush Ky është turp i madh.

A mos vallë, se Skenderaj dhe Istogu, i morën lakmi Ferizajt kur një kohë e patën palestrën për trishtim, që besa edhe për t’u “alivanosur” nga ujërat zeza sa herë bie shi, palestra rrethohej dhe kundërmon erë e rëndë! Marre iu koftë!

Edhe zogjtë e malit po qeshin me gjendjen e palestrave. Komunat dhe drejtoritë sportive në Istog dhe Skenderaj, të veprojnë fuqishëm.

You may also like